Arrestohet një person në Gazimestan për thirrje nacionaliste

Një qytetar serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gazimestan gjatë shënimit të festës fetare të Vidovdani.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë manifestimit në Gazimestan i arrestuari shtetas i Serbisë dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes.
“Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”, sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare SPK Vermice dhe SPK Kullë, gjatë kontrollit policorë zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë (10) persona serb shtetas të Malit të Zi.
Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes.
Lidhur me rastet janë kontaktuar prokurorët kompetent, me vendim të të cilëve personave në fjalë iu është refuzuar hyrja në Kosovë, përderisa ndërresat (maicat) me mbishkrime të ndryshme janë konfiskuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent./21Media

Back to top button