Hoti i reagon Verhelyit, i cili ka paralajmëroi udhërrëfyes shtesë për vizat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, i cili ka paralajmëruar udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Hoti ka thënë se ky është vetëm arsyetim për të prolonguar më tej këtë vendim të BE-së.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që nga marsi i viti 2018 dhe meriton t’i liberalizohen vizat. Për të bindur Francën, në vitin 2020 është ngritur grupi punues i Ministrive të Brendshme respektive për të vënë në dispozicion të insiticioneve fanceze informatat e nevojshme për vendimmarrje pozitive. Ky grup punues është vendosur të formohet në takimin që kemi pasur me Presidentin Macron në korrik 2020, duke ndjekur shembullin e mirë të Qeverisë Haradinaj me Gjermaninë në vitin 2019. Ky grup e ka kryer punën e vetë dhe tani duhet pritur vendimi pozitiv, sepse nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga Kosova.”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizmim të vizave me BE-në. /21Media

Back to top button