Arrestohet një person në Gjilan, i dyshuar për zjarrvënje

Është arrestuar sot një person në Gjilan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Zjarrvënje”, rast i ndodhur më 9 gusht në një shitore të pajisjeve elektrike.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar R.S. (1993) për të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘Zjarrvënje’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button