Rashiq për Vuçiqin: Ai përdor krizat për përfitime politike

(Live Update)

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq për RTV21 tregoi se a mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri pas skadimit të afatit për riregjistrim të automjeteve.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të veprojnë me vëmendje e mençuri.
“Unë i  lus krej që janë të kyqun në këtë problematikë që të veprojnë me vëmendje dhe me mençuri dhe gjithmonë ta vënë një hapësirë sa i përket tolerancës mes tyre. Sikur e kam përmendur më heret se prej presidentit Vuçiq dhe politikanëve të tij nuk pres asgjë e cila shkon në këtë rast në favor të qytetarëve të Kosovës në formë që të letësohet jeta e tyre. Ata vetëm përdorin krizat për përfitime politike ose për ndonjë pjesë të negociatave në Brukse”, tha ai.

Rashiq: Marrëdhëniet mes Qeverisë dhe serbëve të Kosovës janë në nivelin më të ulët
Nenad Rashiq në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se marrëdhëniet e Qeverisë dhe serbëve të Kosovës janë në nivelin më të ulët.
“Me kushtet ku unë po potencoj se marrëdhëniet e Qeverisë dhe serbëve të Kosovës janë në nivelin më të ulët dhe konsideroj se janë më të ulët se në 2004. Kemi një reflektim të Qeverisë në mënyrë duhet të themë shumë anashkaluese”, tha ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq i kërkon Qeverisë së Kosovës alternativa për targat
Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq tha se sa i përketë çështjes së targave të automjeteve nga ato ilegale në legale, Qeveria duhet të krijojë alternativa dhe jo të shkoi me “ose merre ose lëre”.
Ai në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se duhet të krijohen rrethanat në mënyrë që qytetarët të kërkojnë vetë t’i riregjistrojnë automjetet.
“Në atë aspekt duhet të shikon Qeveria dhe të krijojë mundësi të opsioneve. Jo vetëm një opsion, ku është merre ose mos e merr! Duhet të krijohne rrethanat me të cilat qytetarët e Kosovës që të janë të interesuar vet që të regjistrojnë automjetet “, tha ai duke theksuar se kjo sipas tij është çasje e gabuar.
Rashiq përsëriti se Qeveria duhet të krijojë alternativa./21Media

Back to top button