Arrestohet një person në Gjilan, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”

Është arrestuar sot një person në Gjilan, i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore për veprën penale “Mashtrim”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 03.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar A.I. (1979). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ‘Mashtrim’ me dënim burgimi prej katër (4) muajsh”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button