Hoxha: Grevistët s’kanë bazë ligjore për padi

(Live Update)

Avokati, Asdren Hoxha për RTV21 tregoi se cilat janë të drejtat e grevistëve për të kërkuar pagën e shtatorit.
Hoxha tha se ata askush nuk i ndalon grevistët t’i drejtohen gjykatave, por sipas tij ato padi do të mbetën pa bazë ligjore.
“Gjithçka është në vullnetin e Qeverisë. Duhet të jetë humane, e drejtë dhe të mendojë për qytetarët e t’i lë inatet anash. Përndryshe bazë ligjore për padi apo për përfitim nuk kanë”, tha ai.

 
Hoxha: Organizatorët e grevës nuk e kanë lexuar ligjin me vëmendje
“Ata që e kanë organizu grevën nuk kanë pasë njohuri për ndryshimet që i ka nxjerrë parlamenti i Kosovës në vitin 2012, ata nuk e kanë lexu ligjin me vëmendje, po ta kishin lexu ligjin e kishin pasë parasyshë rrezikun”, tha avokati Asdren Hoxha.
Ai për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se që nga ndryshimi i ligjit kanë kaluar 11 vjet dhe askush nuk është marrë me atë çështje.
“Është një ligj jo popullor, një ligji jo i mirëpritur, në dëm të grevistëve dhe ky lkigj duhet të ndryshohet sa më shpejt, tha ai duke thënë se ai që e ka bë këtë ligj e ka bërë në mënyrë shumë të fshehtë.

A po politizohet çështja e mosekzekutimit të pagave për grevistët?  
Avokati, Asdren Hoxha tha se vendimi i Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për grevistët tha se nuk mundet as të lexohet as të interperetohet ndryshe.
“Ata jurist të cilët kanë dalë në mbështetje të grevistëve ose nuk e kanë e kanë lexu ligjin, ose nuk e kanë kuptu, ose kanë dalë qëllimisht në një qëndrim populist pro tyre”, tha ai.
Hoxha tutje në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se çështja është e politizuar.
“Mirëpo, nëse e shoh si jurist e shoh ashtu siç shkruan nuk mund të interpretohet ndryshe, ligji është ligj është miratu derisa nuk miratohet tjetri vlenë ky”, tha ai.

Avokati për mosekzekutimin e pagave për grevistët: Vendim i bazuar në ligj, por i padrejtë
Avokati, Asdren Hoxha tha se vendimi i Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për grevistët tha se është i ligjshëm, por i padrejt dhe jo popullistë.
“Vendimi i Qeverisë është i drejt dhe i pakontestueshëm dhe kush do që mendon ndryshe është gabim. Nuk është vendim popullist, i mirëpritur, i drejt por është i bazuar në ligj”, tha Hoxha.
Ai në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tregoi ndyshim plotësimin e ligjeve.
“Parlamenti i Kosovës ka miratuar në vitin 2010 nr 03-L-200 të cilin e ka dekretuar atë kohë presidenti Fatmir Sejdiu. Në atë ligj bazik ka qëndru neni 18 i cili ka rregullu qartë se në paragrafin 1 gjatë zhvillimit 1 pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës që dmth pezullohen detyrimet për të dalë në punë”,tha ai duke shtuar se më vonë në vitin 2012 është ndryshuar ligji./21Media

Back to top button