Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person në Han të Elezit, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit

Sot rreth orës 17:30, patrulla e policisë së stacionit policor në Han të Elezit, gjatë patrullimit në fshatin Paldenicë, ka ndaluar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Policia njofton se “i arrestuari, me inicialet I.A., ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” me dënim me burg në kohëzgjatje prej 120 ditësh”.

Siç njofton policia, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button