Arrestohet një person në Podujevë për bixhoz të paligjshëm

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm.
Sipas raportit ditor të Policisë thuhet se gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit, janë sekuestruar pajisje të lojërave të fatit dhe 69.80 euro para të gatshme.
I dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt në konsultim me prokurorin.
“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ishte duke zhvilluar veprimtari të bixhozit të paligjshëm. Njësitet policore gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit kanë sekuestruar pajisje të cilat shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit dhe 69.80 € para të gatshme. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media