Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se dhunoi një vajzë

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit vajza është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Back to top button