Arrestohet një person pas kërcënimit me bombë në koncertin e Doja Cat

Një burrë është arrestuar në një koncert të artistës, Doja Cat në SHBA, pasi ka tentuar të kapërcejë radhën duke kërcënuar me bombë.
Tifozët kishin qëndruar në rresht për më shumë se 12 orë për shfaqjen falas në Indianapolis të shtunën, kur në orën 17:00, burri u ka thënë njerëzve përreth se kishte një mjet shpërthyes në çantën e shpinës.
Policia ka pastruar zonën për 20 minuta dhe koncerti ka vazhduar pasi janë siguruar se çanta e shpinës ka qenë e sigurt, transmeton rtv21.tv
Hetimi për kërcënimin me bombë është ende në vazhdim, ka thënë Departamenti i Policisë Metropolitane të Indianapolis (IMPD) në një deklaratë.
Shfaqja e Doja Cat ka qenë pjesë e përgatitjes për Playoff-in e Kolegjit të Futbollit të së hënës – Georgia Bulldogs, në përballje me Alabama Crimson Tide./21Media

Back to top button