Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij i është gjetur një armë zjarri( pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.

I dyshuari B.T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje”./21Media

Back to top button