Arrestohet një person për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet për dhunë në familje.
46 vjeçari pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij V.R. 42 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button