Arrestohet një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Policia ka arrestuar një person sot në Prishtinë oër dhunë në familje dhe armëbajtje pa leje.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.”, njoftoj policia.

Po ashtu në njotim bëhet e ditur se arrestimi është realizuar në fshatin Koliq, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

“Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe 27 fishekë.
Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.”, përfundoi njoftimi./21Media

Back to top button