Arrestohet një person për lëndim të lehtë trupor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë.
“Në orët e  mesditës  së datës 2 dhjetor 2021, në Stacionin Policor në jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është  identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, të  dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button