Arrestohet një person për “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës ”
Një person është arrestuar sot në Mitrovicën e Jugut për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës ”.
Arrestimi i personit të dyshuar, siç ka informar Policia, është realizuar në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
“Pas intervistimit, i dyshuari I. M., 54 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?