Arrestohet një person për nxitje për kryerjen e veprave terroriste

 
Personi me inicialet K.P me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur./21Media 
 

Back to top button