Arrestohet një person për organizim të lojërave të paligjshme të fatit

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Policia bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të provave të siguruara në lokalin e të dyshuarit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) aparate te lojërave, dy (2) televizorë, dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button