Arrestohet një person, prezantoi letërnjoftim fals të Serbisë

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka prezantuar një letërnjoftim të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në Zveçan më 31 gusht dhe i njëjti po dyshohet për “legalizim të përmbajtjes së rreme”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka prezantuar një letërnjoftim të Republikës së Serbisë i cili është dyshuar se mund të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ai letërnjoftim nuk është i tij dhe ka prezantuar letërnjoftimin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që t’iu sekuestrohet letërnjoftimi i Republikës së Serbisë dhe pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button