Arrestohet një person që u kap duke vjedhur drunj në pyll

Policia në Kaçanik ka ndaluar një person të dyshuar i cili kishte prerë dhe vjedhur drunjtë në bjeshkët e fshatit Dubravë të Kaçanikut.
I dyshuari që po i transportonte drunjtë me një kamion, të njëjtin policia e ka shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut.
Pas intervistimit, nga ana e policisë, zyrtarët e pylltarisë i kanë shqiptuar fletëparaqitje  ndërkohë që kamioni dhe drunjët i janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjëve./21Media 

Back to top button