Arrestohet një person, tentoi të korruptonte policin me 50 euro

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Han të Elezit, me dyshimin se ka tentuar të korruptojë me 50 euro zyrtarin policor, me qëllim që të kalonte kufirin me dokumente të pavlefshme.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë, e rasti është iniciuar si “dhënie e ryshfetit”.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button