Arrestohet një person, transportonte migrantë

Policia Kufitare e Kosovës (DRPK, Perëndimi-Gjakovë), patrulla në Vermicë, sot rreth orës 06:45 ka arerstuar një person i cili është zënë duke transportuar migrantë të pa regullt.
Bëhet e ditur se Policia e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin teksa kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në automjetin e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari m/sh/k është ndaluar, kurse personat shtetas të huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj.
“Policia Kufitare e Kosovës (DRPK, Perëndimi-Gjakovë), patrulla në Vermicë, sot më 19.01.2022, rreth orës 06:45, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i pa rregullt”, kanë
vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti. Patrulla  e policisë e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet.
Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar. Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrant të pa rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media 

Back to top button