Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Pejë – përdorte identitet të rrem

Në Pejë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ishte duke përdorur identitetin e një personi tjetër.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë të shtunën rreth orës 14:15 në rrugën “Eliot Engel”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ishe pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,  thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button