I mituri e sulmon një person me kaçavidë

Pas një konflikti verbal mes dy personave, në rast është përfshirë edhe një i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë një person, duke e goditur disa herë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është sulmuar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i mituri është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Pas një konflikti verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button