Arrestohet një shtetas serb në Vërmicë, pasi ua ofroi policëve 5 euro ryshfet në kufi

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nën dyshimin se gjatë prezantimit të dokumenteve në kufi në hyrje Shqipëria në Kosovë, ua kishte ofruar zyrtarëve policorë 5 euro bashkë me dokumentet e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnatës dhe u iniciua si “Dhënie e ryshfetit”.

“PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë  i kishte prezantuar  policisë dokumentet e tij  ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë  prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Back to top button