Arrestohet një vajzë e mitur në Drenas

Një e mitur nga Drenasi është arrestuar pasi që e njëjta rrahu një vajzë tjetër po ashtu të mitur.
Sipas raportit ditor të Policisë, sulmi ka ndodhur më 6 janar në Drenas.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button