KFOR-i i thotë “JO” Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

(Lajm i përditësuar)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Vuçiq në një intervistë për “TV Pink”, ka thënë se KFOR-i ka thënë se nuk beson se ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.
“Në letrën e tyre të drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244” tha Vuçiq.
09:35 – Vuçiq e publikon përgjigjen e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes
Kabineti i Presidentit të Serbisë e ka konfirmuar marrjen e përgjigjes nga KFOR dhe zyrtarë të tij thanë se presidenti do të njoftohet për përmbajtjen e tij kur të arrijë nga Hilandari, ku ndodhet për Krishtlindjet Ortodokse.
Përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë morën përgjigje nga përfaqësuesit e KFOR-it për kërkesën për kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Autoritetet serbe, me vendim tê Presidentit dhe Qeverisê, i kërkuan forcës paqeruajtëse të NATO- në Kosovë, në fund të vitit të kaluar, kthimin e një personeli prej 1000 forcave të sigurisë për të ndihmuar, siç thanë, “popullin serb në Kosovë”./21Media

Back to top button