Arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner, dyshohen për shitblerje të votës

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në Malishevë për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin.
Të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy (2) të arrestuarit  janë një (1) vëzhgues dhe një (1) komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim”, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë inkurajuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor./21Media

Back to top button