Arrestohet një zyrtar i Komunës së Mamushës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuarin M.S., në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit dyshohet se i njëjti duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave, shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.

Prokuroria ka bërë me dije se brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore.

Back to top button