Kaloni te përmbajtja kryesore

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë raportin e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Pika e vetme e paraparë për shqyrtim është:

“Raporti i Sekretariatit të KQZ-së për përgatitjet për ditën e zgjedhjeve, 7 qershor 2026”, thotë KQZ.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 07 qershor në orën 06:59. Ndërsa, buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është 10,887,186.445 euro.

Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke futur vendin në një tjetër krizë politike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button