Arrestohet pas një viti një dyshuar për dhunim në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunim, të enjten në Ferizaj.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në prill të vitit 2023.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin , me 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia rastin e ka cilësuar “Dhunim”.

Back to top button