Arrestohet gruaja nga Zvicra, dyshohet se ka kanosur një burrë në Viti

Është arrestuar një grua me shtetësi Zvicerane, pasi që dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kanosur një burrë, të enjten në Viti.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia rastin e ka cilësuar “ Kanosje dhe posedim i substancave narkotike”./21Media

Back to top button