Arrestohet pasi ia shpërndau numrin e koleges tek disa persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prishtinë pasi dyshohet se i njejti ka shpërndarë numrin e koleges së punës tek disa persona të tjerë.

Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button