Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet për haraç serbi që pranoi se kishte djegur veturat në Zubin Potok

Dy persona të komunitetit serb janë arrestuar dje në Zubin Potok për një vepër penale të cilën e kanë kryer për 15 vjet. Sipas Policisë, bëhet fjalë për dy meshkuj, të cilët u arrestuan dje për zhvatje ose shantazh ndaj një personi mashkull në periudhën 2008-2023.

KosovaPress mëson se njëri nga të arrestuarit, Millovan Bozoviq, është serbi që kishte pranuar se ka djegur veturat e bashkëqytetarëve të Zubin Potok pasi kanë konvertuar targat e veturave te tyre në RKS.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se personi qe ka raportuar rastin për haraç ndaj tij, ka deklaruar se arsyeja ka qenë bashkëpunimi i tij me shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, policia është në kërkim të një të dyshuari tjetër për të njëjtin rast.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button