“Nëse nuk e ndajnë hisen, zgjedhje do kemi edhe në vjeshtë”, Bilalli

Lutfi Bilalli në”Click” të RTV21 ka thënë se formimi i institucioneve pas zgjedhjeve do të varet kryesisht nga gatishmëria e partive për të arritur marrëveshje politike.
Ai tha se rezultati zgjedhor pritet të jetë i ngushtë, ndërsa paralajmëroi se vendi mund të përballet me zgjedhje të reja nëse nuk arrihet një dakordim për krijimin e qeverisë.
“Marrëveshja politike besoj që varet se kujt do t’ia bëjë me sy Kurti. Një rezultat jo i këndshëm, sepse do të jetë 5 për qind plus-minus. Do të jetë një garë e vendit të dytë dhe të tretë për të ndarë hisen. Nëse nuk ndodh kjo, do të kemi zgjedhje përsëri në vjeshtë”, tha Bilalli.
Sipas tij, diferencat e vogla mes partive mund ta bëjnë të vështirë ndërtimin e një shumice stabile, duke e lënë të hapur mundësinë e një krize të re politike dhe zgjedhjeve të parakohshme.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?