Arrestohet personi i dyshuar për vjedhje grabitqare

Është arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimin për vjedhjen grabitqare që kishte ndodhur në janar të këtij viti.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot në Mitrovicë të arrestohet personi i dyshuar për vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Tutje, Policia ka njoftuar se aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?