Bora në disa pjesë të Kosovës

Ndonëse jemi në sezonin pranveror, të reshurat e borës kanë janë rikthyer në disa pjesë të Kosovës.

Në Suharekë, kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj, ka angazhuar ekipet për t’i pastruar rrugët.

Muharremaj, është kyçur LIVE në Facebook, ku shihet në terren, teksa ekipet gjegjëse po mundohen t’i pastrojnë rrugët.

“Jemi në përpjekje të vazhueshme që bora të pastrohet në Budakovë dhe fshatrat tjera”, ka shkruar Muharremaj në Facebook./21Media

Back to top button