Pas 15 vjetësh, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin me nofkën “Liza”, i cili për disa vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasje.
Sipas njoftimit, I.A u arrestua rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës.
“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar pas koordinimit të njësive të ndryshme policore, përfshirë edhe sektorin e narkotikëve, që kanë asistuar deri në arrestimin e tij.
Riza, polic i Njësisë Speciale ROSU, ishte vrarë më 30 gusht të 2007-s. Vrasjen e Rizës e kishte pranuar Arben Berisha. Ai ishte dënuar me 35 vjet burgim.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga Interpoli nën akuzat për organizim të vrasjes së policit Triumf Riza.