Arrestohet personi që sulmoi babain

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht babain e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të martën. rreth orës 20:10.
Viktima, sipas Policisë, është dërguar në trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një AK/47,një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 31 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./21Media
 
 

Back to top button