Apeli e kthen në rivendosje rastin e tre zyrtarëve për deportimin e gjashtë shtetasve të Turqisë

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ankesën e avokatëve mbrojtës, në çështjen penale kundër të pandehurve D.G., V.K. dhe Rr.S.
Të tre ata dyshohen nga Prokuroria speciale për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në pjesën ku janë shpallur si të pa pranueshme, një pjesë e provave, përkatësisht deklaratat e disa dëshmitarëve është vërtetuar, ndërkaq pjesa tjetër e aktvendimit më të cilën janë refuzuar si të pa bazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave është kthyer në rivendosje, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.
Të pandehurit D.G. dhe V.K. po dyshohen nga Prokuroria Speciale për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së, ndërsa i pandehuri RR.S. për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së dhe për veprën penale “Privimi i kundërligjshme i lirisë” nga neni 196 paragrafi 3 të KPK-së”./21Media

Back to top button