Arrestohet personi që u hodhi sprej syve rojeve të një diskoteke në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Lëndim trupor”, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur, i dyshuari është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke u hedhur sprej syve, dy viktimave, pjesëtarëve të sigurimit të një diskoteke.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Eqrem Çabej”.
Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media