Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet personi që u prezantua si zyrtar i FSK-së, i janë gjetur helmeta me shkronjën Z

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në orët e mbrëmjes së 30 majit.
Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmenti rrugor në Vushtrri, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodhej i dyshuari dhe një dëshmitarë, ku gjatë legjitimit i dyshuari M. M., 30 vjeçar, ka paraqitur një dokument si person zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në veturën e të dyshuarit janë gjetur 7 helmeta të punës, ku pesë prej tyre me mbishkrim të shkronjës (Z).
“Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka paraqitur dokument të rremë, si prova materiale nga i dyshuari janë sekuestruar kartela dhe një çantë krahu. Për veprimet e ndërmarra është informuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që rasti ndaj të dyshuarit të iniciohet për vepër penale “Prezantim i rremë si person zyrtarë” ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button