Arrestohet reperi amerikan

Reperi i njohur, Gerald Earl Gillum i njohur me emrin skenik G-Eazy, është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një burrë të hënën pasdite.
Burri 29 vjeç refuzoi që të marrë trajtim mjekësor, gjersa koka e tij ishte ënjtur dhe fytyra i ishte skuqur nga goditja.
E gjithë kjo ndodhi pas një zënke që askush nuk e di si filloi.
Gjithësesi, Eazy apo të tjerët nuk pranuan tretman mjekësor.
Kjo nuk është hera e parë që G-Eazy përballet me drejtësinë, pasi në vitin 2018 i njëjti akuzohej për posedim të drogës dhe pasi i rezistoi arrestimit nga Policia.
Kështu, në një paraqitje në gjykatë ai kërkoi falje për sjelljen e tij, mirëpo reperi përsëri ka problem me ligjin./21Media

 

Back to top button