Kaloni te përmbajtja kryesore

Kalifornia mbetet nën guvernatorin demokrat

Qytetarët e shtetit të Kalifornisë në SHBA votuan me shumicë dërrmuese për guvernatorin e tyre demokrat, Gavin Newsom, duke refuzuar përpjekjet e republikanëve për ta rrëzuar atë.
Republikanët i kanë thirrur zgjedhjet e posaçme kryesisht për shkak të mënyrës së menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.
Newsom ka urdhëruar detyrimin për veshje të maskës dhe izolimin e qytetarëve.
Me shumicën e votave të numëruara, rrjetet televizive NBC dhe CNN parashikuan fitoren e Newsomit me rreth dy të tretat e votave.
Miliona qytetarë votuan me postë, duke mundësuar numërimin e shpejtë të votave, menjëherë pas mbylljes së votimit. Përpara se të hapej votimi, rivali kryesor i Newsomit, Larry Elder, tha se votat janë manipuluar.
Kalifornia është shteti më i populluar i SHBA-së. Newsom ndodhet në vitin e tretë të mandatit të tij katërvjeçar.
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe nënpresidentja Kamala Harris kanë bërë fushatë me të përpara zgjedhjeve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button