Arrestohet reperi i njohur, akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës

Reperi amerikan, Tyga është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi ish të dashurën e tij Camaryn Swanson, kanë bërë të ditur autoritetët.
31 vjeçari, emri i të cilit është Michael Stevenson u arrestua pasi Swanson, publikoi në Instagram fotografi ku dukej syri i saj i ënjtur e që kishte marrë ngjyrë të zezë.
“Kam qenë emocionalisht dhe fizikisht e abuzuar dhe nuk do ta fsheh këtë”, tha Swanson në një InstaStory.
Ai është liruar nga burgu me një garanci prej 50,000 dollarësh.

Gjithashtu, nga burime të afërta të reperit, bëhet e ditur se Swanson u shfaq në shtëpinë e tij në orën 03:00 të mëngjesit të së hënës, duke bërtitur e në atë moment ai e la atë të hyjë dhe situata ndryshoi.
Swanson paraqiti një raport policor të hënën pasi u largua nga shtëpia e reperit, ku ndodhi incidenti.
“Kur u përpoqa të largohesha ai më sulmoi fizikisht dhe nuk pranoi të më linte të largohesha me orë të tëra. Unë jam aq e turpëruar sa duhej të arrija deri këtu, por duhet të qëndroj në këmbë për veten time”, shkroi Swanson.
Reperi kohë më parë ishte në lidhje dashurie me miliarderen, Kylie Jenner./21Media

Back to top button