Arrestohet sërish Ezra Miller

Aktori amerikan Ezra Miller është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një grua në Hawaii.
Ylli i Fantastic Beasts hodhi një karrige në drejtim të gruas, duke e lënë atë me një prerje në ballë, sipas policisë.
Miller u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së martës për sulm të shkallës së dytë në një pronë private në Pahoa në Big Island të Hawaiit, pas raportimeve për sulmin.
Është hera e dytë që 29-vjeçari arrestohet në javët e fundit.
Departamenti i Policisë së Hawait tha se aktori ishte “inatosur” përpara se të hidhte karrigen./21Media

Back to top button