Largohet edhe një grup i afganëve nga Kosova

Edhe një grup i refugjatëve afganë që kanë qenë të strehuar përkohësisht në Kosovë, sot janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook të Ambasada Amerikane në Kosovë.
Ambasada tha se falë bujarisë dhe mikpritjes kosovare rreth 600 afganë kanë qëndruar në Kosovë dhe më pas janë larguar.
“Sot pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe atyre mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afër 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya, janë larguar për të filluar një jetë të re më familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë”, ka thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane./21Media

Back to top button