Arrestohet shpërndarësi i drogës në Tetovë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person, nën dyshimin për shpërndarje të marihuanës.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:10 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, Policia ka arrestuar 51-vjeçarin G.G, për shkak se tek i njëjti janë gjetur 1 kilogram marihuanë.
“Marihuana iu gjet në çantën e tij të shpinës dhe në një objekt aty pranë, e rregulluar në enë dhe çanta të ndryshme, gjithashtu janë gjetur qese me ziper”,thuhet në njoftimin e MPB-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?