Arrestohet shqiptari në SHBA për kërcënime terroriste

Një burrë i akuzuar për kërcënime përpara Paradës së Ditës së Shën Patrikut të së shtunës në Yonkers tani po përballet me akuza federale.

Ridon Kola akuzohet se ka kërcënuar me vrasje policët dhe kryebashkiakun në paradë.

“Kjo është zakonisht ajo që terroristët duan të bëjnë. Ata duan të terrorizojnë mendjen tuaj dhe t’ju bëjnë të frikësoheni”, tha kryebashkiaku Mike Spano.

Një hetim i shumë agjencive zbuloi kërcënime shqetësuese në mediat sociale.

Kola dyshohet se shprehu mbështetje për ekstremizmin radikal islamik.

FBI thotë se ai i dërgoi një mesazh direkt policisë së Yonkers këtë muaj, duke shkruar, “Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekber.”

32-vjeçari jeton pranë rrugës së paradës dhe është marrë në pyetje nga forcat e rendit në të kaluarën.

Këtë herë, anëtarët e Task Forcës së Përbashkët të Terrorizmit FBI-NYPD përgjuan dhe arrestuan Kolën.

Ai u përball me një gjykatës në gjykatën federale të premten./21Media

Back to top button