​Takimi Kurti-Vuçiq, Stoltenberg: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pret progres, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.

Kurti e Vuçiq do të mbajnë takime ndaras me Borrellin e emisarin për dialogun Miroslav Lajçakun, e më pas pritet të ketë takim trepalësh./21Media

Back to top button