Arrestohet themeluesi i Telegramit
Themeluesi dhe CEO i Telegram është arrestuar në një aeroport në Francë.
Kështu së paku raportojnë disa media botërore, sipas të cilave, policët arrestuan miliarderin Pavel Durov teksa po dilte nga avioni i tij pas mbërritjes nga Azerbajxhani.
Siç bëhet e ditur më tej, 39-vjeçari franko-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.
‼️ Pavel Durov Arrested in France
The founder of #Telegram was arrested at Le Bourget airport around 8:00 PM local time. The arrest was carried out under a French warrant. #Durov is accused of refusing to cooperate with investigations into crimes linked to the use of Telegram ,… pic.twitter.com/B0sKo8XWmP
— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2024
Ndërkohë në disa raportime në rrjetet sociale theksohet se themeluesi i Telegram u arrestua në aeroportin Le Bourget rreth orës 20:00 me orën lokale duke shtuar se arrestimi u krye me një urdhër francez.
Durov akuzohet se ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimet për krimet që lidhen me përdorimin e Telegramit, duke përfshirë trafikun e drogës, shpërndarjen e materialeve për shfrytëzimin e fëmijëve dhe mashtrimin.
Aktualisht ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës.
Rasti ka të ngjarë të ngjallë vëmendjen ndërkombëtare dhe të rrisë presionin ndaj vendeve të tjera evropiane për të goditur aktivitetet kriminale dhe terrorizmin që supozohet se “lehtësohet” përmes Telegram.